Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rektorët e Universiteteve kërkojnë që institucionet përgjegjëse të merren me rastin në UP

Gazeta10
21 October 2022 - 12:25

Rektorët e Universiteteve në Kosovë përmes një konference kanë reaguar  në lidhje me zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës, raporton Gazeta10.

Ata kanë kërkuar nga organet institucionet përgjegjëse që ti kontribuojnë ruajtjes së stabilitetit në UP dhe të evitojë çdo ndërhyrje jashtë kompetencave ligjore në mënyrë që të ruhet stabiliteti i UP-së.

“Anëtarët e konferencës së Rektorëve u shprehën të shqetësuar për zhvillimet të cilat pas një periudhe stabile dy vjeçare mund ta destabilizoj sërish Universitetin më të madh publikë në vendin tonë. Një zhvillim i tillë mund të reflektohet negativisht edhe në Universitet tjera publike”.

 “Anëtarët e konferencës së rektorëve ftojnë institucionet përgjegjëse që ti kontribuojnë ruajtjes së stabilitetit në UP dhe të evitojë çdo ndërhyrje jashtë kompetencave ligjore” thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.