Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haradinaj deklarohet pas takimit me Kurtin

Gazeta10
21 October 2022 - 13:21

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta10.

Haradinaj tha se kanë diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi.

Madje ai ka thënë se kanë diskutuar në detaje për këtë marrëveshje duke shtuar se marrëveshja duhet të ketë edhe vulën e ShBA-së.

“Diskutuam procesin dhe marrëveshjen vetë, diskutuam sfidat. Ishte një takim me përmbajtje sepse kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi”.

“Në diskutim për krejt nenet e marrëveshjes. Preambulën për nenet. Kemi provuar të japim kontributin tonë si AAK që Kosova të arrijë sukses. Besoj se duhet të vazhdojmë më tutje me aleatët tonë, Amerikën dhe evropianët”.

“Ajo që besoj që është e rëndësishme, duke ta ketë edhe vulën e Amerikës”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.