Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot ka vranësira, reshje lokale shiu e bore dhe erëra të fuqishme

Gazeta10
02 January 2026 - 7:51

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku herë pas here priten reshje lokale, kryesisht në formë shiu.

Megjithatë, në momente dhe zona të caktuara, këto reshje mund të përzihen apo shndërrohen në borë, për shkak të mbetjeve të masave të ftohta që do të tërhiqen drejt lindjes së kontinentit. Reshjet më të përqendruara pritet të jenë në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga jugperëndimi, e cila herë pas here dhe lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-48 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -9 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7°C. /MeteoKosova

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.