
Naim Bonjaku, i njohur si Xuxi, ka ironizuar situatën politike në vend gjatë emisionit “Prime Verë” në Kanal 10.
Me humorin dhe batutat që e karakterizojnë, Xuxi solli në vëmendje zhvillimet e fundit politike, duke bërë një koment pikant për seancat parlamentare.
“Dikush duhet t’ia lërë vajzës emrin ‘Seanca’”, tha Xuxi, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Deklarata e tij u prit me humor nga të pranishmit, ndërsa Xuxi vijoi ta komentojë situatën politike përmes ironisë dhe humorit, duke e kthyer debatin aktual në një moment argëtues për publikun e emisionit.