Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Numërohen 50% të votave me kusht – VV kryeson me mbi 49%, PDK 19.40%, LDK 11.12%, AAK 7.58%

Gazeta10
06 Janar 2026 - 11:57

Procesi i numërimi të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit po shkon drejt fundit. Tanimë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke numëruar votat me kusht, përderisa ato  me postë dhe nga përfaqësitë diplomatike tashmë janë numëruar.

Nga votat me kusht,ku janë numëruar 50,88%, në përditësimin e fundit të KQZ bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje është e para me 49.48%, ose 2,064 Vota.

Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 19.40%, ose 809 Vota.

Pas tyre, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.12%, ose 464 Vota.

Parti e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.58%, ose 316 Vota.

Ndryshe, pa numëruar ende, kanë mbetur votat nga personat me nevoja të veçanta. Ky proces ende s’ka filluar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 Maj 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.