Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pesë minatorë të Trepçës të bllokuar nën tokë për nëntë orë

Gazeta10
11 January 2026 - 18:28

Pesë minatorë të Trepçës, qëndruan të bllokuar për 8-9 orë në minierë.

Dyshohet se deri tek kjo erdhi si pasojë e problemeve të furnizimit me energji elektrike.

Kjo u konfirmua prej kryesindikalistit Ibrahim Jonuzi.

“Pesë pompistë kujdestarë, kanë mbetur në vendet e tyre të punës në minierë. Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të problemeve teknike me energjinë elektrike. Ata kanë qëndruar rreth 8–9 orë”, deklaroi ai.

 

“Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk raportohet për asnjë pasojë”, shtoi Jonuzi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.