Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haradinaj: Marrëveshja finale me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është afër

Gazeta10
21 October 2022 - 20:14

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar komunën e Obiliqit.

Ai bashkëbisedoi me qytetarët e kësaj komune për zhvillimet e fundit në vend, ku i njoftoi gjithashtu edhe për zhvillimet e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se marrëveshja finale me njohjen reciproke është afër.

“Qytetarëve në Obiliq iu shpreha bindjen time se marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër. Marrëveshja i hap Kosovës rrugën drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria duhet të ketë kujdes në këtë fazë në mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës”., tha ai.

Më tej, Haradinaj, ka bërë të ditur se ai bashkë me AAK-në do të ndihmojnë këtë proces, që kërkon unitet politik. Teksa, ka qortuar edhe Kurtin, për gabime në qeverisje.

“Qasja e tij në qeverisje, sektor të sigurisë dhe energjisë, kanë shkaktuar rënie drastike në ekonomi dhe kanë dobësuar pozitën e Kosovës”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.