Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Capital T shfaqet si sheik, Adrola Dushi ka diçka për t’i thënë publikisht

Gazeta10
22 October 2022 - 12:19

Capital T dhe Adrola Dushi janë përfolur gjithmonë për një lidhje mes tyre, raporton Gazeta10.

Ndonëse ata nuk kanë pohuar apo mohuar se ka diçka mes tyre, fansat janë të bindur se ata janë bashkë. Së fundmi, reperi nga Kosova ka udhëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe nga ku ka ndarë dhe disa foto si sheik.

Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte komenti që ka lënë modelja. Ehhh kshu ka lezet”, ka shkruar Adrola shoqëruar me disa emoji. Kujtojmë që në një intervistë që modelja dha disa muaj më parë, kur u pyet nëse është në një lidhje, iu shmang pyetjes duke thënë se është e lumtur./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.