
Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk i do afër vetes heroinat e gjalla, raporton Gazeta10.
Ky reagim ka ardhur në kuadër të edicionit të parë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të organizuar nga Osmani.
Musliu ka thënë se historia e grave të Kosovës për temat në fjalë as nuk fillon dhe as nuk mbaron me Osmanin.
Musliu ka thënë se guximi i grave është treguar me shekuj.
Këtu keni postimin e plotë:
“Historia e grave të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurise as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin! Ajo edhe njëherë u dëshmua se nuk i pranon dot afer vetes heroinat e gjalla të Kosovës.
Jemi një Komb qe trashigojmë menqurinë dhe guximin e grave me shekuj!
Ministri I FSK-së paska thënë se :
“Ushtria konsiderohet ende si vend për burrat dhe këtë duhet ta ndryshojmë… “
Paska harruar se inkuadrimi i grave e vajzave në UÇK të motivuar nga Shote Galica, Nora e Kelmendit, Bubulina, Micja, Mbretresha Teutë e gra tjera heroina, kanë sfiduar mendesine e secilit njeri qe mendon si Armend Meha.
Grate kanë pësuar më se shumti kur për to kanë folë e po flasin njërëz me mentalitet anadollak si Armend Meha&CO”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10