
Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha ka bërë një paraqitje brilante në ndeshjen e Augsburgut ndaj RB Leipzig në kuadër të javës së 11-të në Bundesliga.
Augsburgu ishte gati të merrte një fitore të madhe në shtëpi, por në fund u desh të kënaqej me një pikë pas barazimit 3-3.
Megjithatë, Berisha nuk luajti gjithë ndeshjen pasi u zëvendësua në minutën e 74-të me Raphael Framberger.
Deri më tani këtë sezon, sulmuesi nga Kosova ka dy gola dhe katër asistime në Bundesliga.