Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Eris Balaj fiton “Topin e Artë” të gjeneratës U15

Gazeta10
30 January 2026 - 19:37

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se “Topi i Artë” i gjeneratës U15, i ndarë nga Lidhja Rajonale e Futbollit e Prishtinës, i ka takuar mesfushorit të talentuar të klubit 2 Korriku, Eris Balaj.

Balaj është shpallur futbollisti më i mirë për sezonin 2024/25, falë paraqitjeve të shkëlqyera gjatë gjithë kampionatit. Me lojën e tij të pjekur, vizionin në mesfushë dhe kontributin e vazhdueshëm, ai ishte një nga faktorët kryesorë në rrugëtimin e 2 Korrikut drejt titullit kampion.

Ky vlerësim nga Federata e Futbollit e Kosovës dëshmon talentin dhe potencialin e madh të Eris Balajt, si dhe rëndësinë e zhvillimit të futbollistëve të rinj në vend./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.