
Lëvizja Vetvendosje ka zgjedhur srukturat e reja drejtuese duke konfirmuar në krye të saj edhe njëherë kryetarin e deritanishëm, Albin Kurti.
Krahas emrave të rinj në kryesi të partisë, bie në sy mbetja jashtë e njërit prej njerëzve kryesor të deritanishëm të Kurtit në VV, ministri Liburn Aliu.
Në përbërjen e re figurojnë emra të anëtarëve të kabinetit qeveritarë si Besnik Bislimi, Arbërie Nagavci, Xhelal Sveçla, Hekuran Murati e Hajrullah Çekun por jo edhe të Aliut.
Në njoftimin zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje janë bërë publikë të gjithë emrat e kryesisë së re si vijon:
Mrika Limani Myrtaj
Dejona Mihaili
Alban Hyseni
Arben Vitia
Arbër Zaimi
Besnik Bislimi
Elvis Hoxha
Fatmire Mulhaxha Kollcaku
Fitore Pacolli
Hekuran Murati
Mytaher Haskuka
Saranda Bogujevci
Tinka Kurti
Vlora Haxhimehmedi
Xhelal Sveçla
Anëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:
Albin Kurti, Kryetar i LV
Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV
Alim Rama, Sekretari Organizativ
Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm
Dejona Mihaili, Koordinatore e Komiteteve
Albulena Haxhiu, GVV
Behar Jashari, RVV
Arlind Manxhuka, Drejtues i SMK-së
Hajrulla Ceku, Drejtues i SMN-së