Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

27 vjet nga Konferenca e Rambujesë

Gazeta10
06 February 2026 - 8:10

 

27 vjet më parë, në kështjellën e Rambujesë u diskutua për fatin e Kosovës.

16 përfaqësuesit nga Prishtina udhëtuan drejt vendit në afërsi të Parisit, për të negociuar për herë të parë me palën serbe, me ndërmjetësimin e grupit të kontaktit.

Delegacioni kosovar përbëhej nga anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes së Bashkuar Demokratike dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nuk shkonin mirë në mes veti.

Por, rrugës pengesat për pjesëtarët e UÇK-së, ishin të mëdha.

Më 5 shkurt autoritetet serbe nuk lejuan që kosovarët të nisen nga aeroporti i Prishtinës. Ky udhëtim u realizua më 6 shkurt të vitit 1999.

Në fakt, atë ditë arritja e përfaqësuesve të UÇK-së, tek dy avionët që bartnin delegacionin kosovar, ishte në pikëpyetje.

Megjithatë ekipi u kompletua, ani se qëndrimet brenda tij nuk ishin të njëjta.

16 burrat që kishin në dorë fatin e vendit të tyre, kishin qasje të ndryshme sa i përket procesit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.