Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka deklaruar se deputetët e PDK-së kanë vepruar në përputhje me mandatin që u është dhënë nga qytetarët e Kosovës, duke theksuar se qëndrimi i tyre politik është në funksion të funksionalizimit të Kuvendit.
“Ne kemi vepruar drejtë dhe kemi ardhur këtu ku e kemi mandatin dhe për çfarë na kanë votuar qytetarët e Kosovës, në mënyrë me e përcjell si qëndrim tonin politik pro funksionalizimit të Kuvendit që është duke rrëshqitur prej ditës në ditë. Mandatin na e ka dhënë populli dhe jo Kurti, s’mundet me na marrë”, tha Tahiri.
Tahiri theksoi se PDK-ja do të vazhdojë ta mbajë qëndrimin e saj politik, duke e konsideruar funksionalizimin e Kuvendit si një çështje të rëndësishme për institucionet e vendit./Gazeta10