Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident me fatalitet në Pejë

Gazeta10
07 February 2026 - 9:45

Një person ka humbur jetën si shkak i një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Loxhë të Pejës.

zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se rreth orës 07:50 autoritetet janë informuar për një aksident ku janë përfshirë dy vetura.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga personat e aksidentuar nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.