Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parashikimi i motit për të martën

Gazeta10
09 February 2026 - 23:51

Të martën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit dhe gjatë mëngjesit të ketë reshje të izoluara shiu në disa lokalitete, ndërsa në zonën verilindore priten fjolla bore. Fjolla bore mund të ketë edhe në ndonjë zonë tjetër të Rrafshit të Kosovës.

Dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa më vonë pasdite, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, pritet intensifikim i reshjeve të shiut në rang vendi.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 15-33 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 4°C dhe ato maksimale prej 8 deri në 11°C. /MeteoKosova/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.