Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati i Thaçit njofton: Nesër në 09:00 do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në Gjykatën Speciale

Gazeta10
10 February 2026 - 16:19

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se nesër në orën 09:00 do të nis deklaratën përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, nesër (të mërkurën) në orën 9:00 sipas Kohës së Europës Qendrore (CET). Mund ta ndiqni në këtë lidhje, me një vonesë prej 45 minutash (videoja do të fillojë në orën 9:45 CET): https://streaming.scp-ks.org“, shkroi ai në një postim në X.

Avokati shpërndau një postim të Speciales për transmetimin e deklaratës përmbyllëse.

Prokuroria e Specializuar, ndërkaq, përfundoi sot deklaratën e saj përmbyllëse në këtë gjykim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.