
Sipas të dhënave të publikuara nga “Gallup”, Kosova është në top 5 shtetet të cilat kanë opinion pozitiv për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Shteti i parë është Azerbejxhani me 40 %, Kenia e dyta me 34 %, Gjeorgjia me 32 %, Siria me 31 % dhe Kosova me 27 %.
Ndërsa sa i përket presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Serbia është shteti me përqindjen më të lartë të vlerësimit pozitiv për të, duke u pasuar nga India, Azerbejxhani, Pakistani dhe Malajzia./GE