
Kanal 10 ka realizuar një tjetër intervistë ekskluzive, këtë radhë me ministren gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Lühramann.
Në intervistën për emisionin Prime Time me Xhemajl Rexhën, ajo ka folur për një sërë temash që prekin dialogun Kosovë-Serbi, draft-statutin e Asociacionit, planin frank-gjerman për Kosovën, liberalizimin e vizave, rajonin dhe marrëdhëniet dyapalëshe Kosovë-Gjermani.
E pyetur për marrëveshjen eventuale, ajo ka thënë se fokusi i tanishëm i Gjermanisë është Samiti i Berlinit.
“Ne aktualisht po përgatitemi shumë për Samitin e Berlinit, më 3 nëntor. Është shumë e rëndësishme që të arrijmë marrëveshje këtu. Është e rëndësishme që me këtë afatin deri më 31 tetor të mos ketë tensione këtu. Kjo është me e rëndësishme, dhe gjithashtu po punojmë më Brukselin për të arritur liberalizimin e vizave për Kosovën, në mënyrë që Këshilli Evropian të marrë vendim” ka thënë ajo ekskluzivisht për Kanal 10.
Intervista ekskluzive do të transmetohet sonte (e Hënë) nga ora 22:45 në Kanal 10.
Javën që shkoi, Kanal 10 zhvilloi një intervistë eksluzive me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /Gazeta10