Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Fidan Rama: Kurti nuk ndryshon fokusin – siguria dhe investimi në ushtri prioritet

Gazeta10
11 February 2026 - 23:18

Komentatori politik Fidan Rama ka dhënë analizën e tij lidhur me emërimet e fundit në kabinetin qeveritar i cili sapo u votua në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas Ramës, brenda VV-së ka figura që mund të përmenden, disa prej të cilave nuk janë kandidatë të dukshëm për pozita ministrore, por që pritet të luajnë rol vendimtar në qeverisje, shkruan Gazeta 10.

“Besoj se krahas situatës në të cilën ka vepruar në kabinetin qeveritar, veçanërisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Brendshme, janë dy tema kyçe ku Kurti ka qenë i përfshirë. Ai nuk i ka ndryshuar dhe ka plan që t’i vazhdojë edhe tutje, sepse prioritet kryesor mbetet çështja e sigurisë dhe aspekti i investimit në ushtri,” tha Rama në Politiko.

Ai vlerësoi gjithashtu Arben Vitinë në Ministrinë e Shëndetësisë, duke theksuar se “nuk ka figurë tjetër më të përshtatshme brenda VV-së për të drejtuar këtë ministri”.

Rama thekson se ndonëse mund të ketë diskutime dhe kundërshtime për disa emërime, prioritetet strategjike të qeverisë Kurti mbeten të qarta: siguria, shëndetësia dhe konsolidimi i institucioneve kyçe./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.