Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca: Nuk jam optimist për një marrëveshje të shpejtë me Serbinë

Gazeta10
24 October 2022 - 15:13

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk beson që do të arrihet një marrëveshje për normalizim raportesh mes Kosovës dhe Serbisë, sepse qasja e shtetit serb është në ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë, raporton Gazeta10.

Konjufca, duke folur në Forumin që po organizohet në Prishtinë “Gjepolitika e re pas agresionit rus në Ukrainë: Implikimet për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi se ai personalisht s’është optimist.

“Nuk jam optimist në arritje të një marrëveshje të shpejtë me Serbinë”, pohoi Konjufca.

Ai shtoi se sikur diçka e tillë të ndodhte, pra sikur Serbia ta njihte Kosovën, do t’i shërbente jo vetëm rajonit, por gjithë Evropës./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.