
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vlerësuar përpjekjet për avancimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rëndësinë e angazhimeve të bëra nga të dyja vendet në Bruksel dhe Ohër gjatë vitit 2023.
“Ky proces nuk është i lehtë dhe nuk do të ndodhë brenda natës, por është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën, sepse është rruga drejt Bashkimit Evropian, drejt anëtarësimit në NATO dhe drejt stabilitetit rajonal,” tha Hargreaves në Politiko.
Ai gjithashtu vlerësoi punën e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, z. Sorensen, dhe mbështetjen e përhershme të komunitetit ndërkombëtar dhe qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë që synojnë përparim në dialog.
Ambasadori britanik theksoi se, edhe pse procesi ka sfidat e tij, Kosova ka interes të qartë të bëjë përparim më të shpejtë dhe të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve dhe stabilitetin e rajonit.
Deklarata e plotë: