
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves vizitoi sot ambientet e televizionit Kanal10, duke theksuar rëndësinë e mediave të pavarura dhe të bazuara në fakte në jetën demokratike të vendit.
“Është një kënaqësi të jem këtu dhe jam jashtëzakonisht i impresionuar nga ambientet e këtij televizioni. Kjo më kujton rëndësinë themelore të gazetarisë dhe nevojën për të mbrojtur gazetarët kur sulmohen për raportimin e tyre,” tha Hargreaves.
Ai shtoi se roli i mediave në muajt dhe vitet e ardhshme do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi forca të ndryshme mund të përpiqen të minojnë imazhin e institucioneve të Kosovës, të përhapin dezinformata ose të krijojnë ndasi mes komuniteteve etnike.
“Është e rëndësishme që puna juaj dhe e kolegëve tuaj të mbrohet dhe të zhvillohet. Ju luani një rol thelbësor në jetën demokratike të këtij vendi,” tha ambasadori britanik.
Ai përfundoi vizitën duke uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe duke shprehur kënaqësinë për mundësinë e diskutimit mbi çështje të rëndësishme për vendin dhe rajonin.
Deklarata e pëotë: