Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

E dhimbshme: Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Malishevë

Gazeta10
13 Shkurt 2026 - 19:35

Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të premte në një objekt banimi në fshatin Llapçevë të Malishevës.

Rastin për e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe po ashtu është gjetur një armë e shkurtër. Lidhur me këtë rast është njoftuar dhe prokurori i shtetit ku me urdhër të tij është iniciuar rast ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i viktimës është dërguar në IML”, tha Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
31 Mars 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.