Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

I dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Peach takohet me Presidenten Osmani

Gazeta10
24 October 2022 - 17:46

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në rajon dhe botë, teksa Presidentja Osmani ka përsëritur përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, duke theksuar se Kosova vazhdon të jetë në vijë të njëjtë me partnerët ndërkombëtar për këto çështje.

Më tej, e para e vendit e ka falënderuar Sir Peach për angazhimin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, gjersa ka shprehur vendosmërinë që të vazhdohet koordinimi mes dyja vendeve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.