
Xherdan Shaqiri duke filluar nga dita e hënë e deri më 13 nëntor do t’I zhvillojë stërvitjet me ekipin zviceran, Lugano.
Shaqiri do të përgatitet me ekipin e Superligës së Zvicrës për të qenë gati për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Katar nga 20 nëntori e deri 18 dhjetor.
Pasi edicioni në MLS ka përfunduar, klubi I Shaqirit, Chicago Fire, I ka dhënë leje 30-vjeçare që të stërvisë me ekipin zviceran.
Pierluigi Tami, drejtori i ekipeve kombëtare të Zvicës, shprehet shumë i kënaqur me mikpritjen e Luganos.
“Ne i jemi shumë mirënjohës Luganos dhe Chicago Fire për këtë mundësi. Kur klubet ofrojnë mbështetje për federatën dhe kombëtaren tonë, është një gjest i bukur për futbollin zviceran në tërësi”, tha Tami.
Për këtë çështje, mbështetje ka dhënë edhe selektori i Zvicrës, Murat Jakin.
“Nëse Xherdan Shaqiri mund të stërvitet në nivelin më të lartë me një klub ambicioz zviceran, nuk është vetëm një avantazh për të, por edhe për Zvicrën. Ndaj le të shpresojmë që ai të arrijë kombëtaren në formën më të mirë të mundshme për Botërorin”, ka deklaruar Jakin.
Ky do të jetë Botërori i katërt që Shaqiri merr pjesë me Kombëtaren ‘Helvetike’.