
Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aktivitet simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke vendosur një kovë me qershia të prishura. Ata madje, kanë krahasuar ndryshimin e qëndrimeve të kryeministrit Albin Kurti për dialogun me një personazh popullor të anekdotave.
Raporti:Arza Kastrati, Kamera:Fis Slivova.
Me këtë kovë të mbushur me qershia të prishura, Partia Socialdemokrate ka zhvilluar aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Aktivistët e saj kanë kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialogun me Serbinë.
Teutë Rusta nga kjo parti, ka thënë se kryeministri Kurti po vepron sikur një personazh i njohur i anekdotave.
Sipas PSD-së, ndryshimi i qëndrimeve të kryeministrit Kurti për çështjen e dialogut është hipokrizi.
Për çështjen e dialogut dhe qasjen e Qeverisë së Kosovës në këtë proces, Partia Socialdemokrate ka zhvilluar edhe në të kaluarën aksione simbolike para objektit të ekzekutivit kosovar./Gazeta10