
Gazetarët që raportuan në ditët kur Kosova pritej të shpallej shtet i pavarur u mblodhën sonte në emisionin “Politiko”, ku ndanë kujtimet e tyre nga ajo periudhë historike.
Rrëfimin e tij e ndau edhe gazetari dhe tashmë themelues i Kanal10, Arben Ahmeti, i cili kujtoi rolin që kishte UNMIK në atë kohë.
“Realisht UNMIK-u në atë kohë ishte qeveri. Prej 10 qershorit, kur George W. Bush deklaroi ‘Enough is enough, Kosova do të jetë e pavarur’, pyetja jonë e vetme në Prishtinë ishte çka ka me ba tash UNMIK-u,” u shpreh Ahmeti.
Ai tregoi se në atë kohë kishte përcjellë nga afër UNMIK-un si gazetar dhe se datën e pavarësisë e kishte mësuar nga një zyrtar i lartë i këtij misioni.
“Unë, për shembull, aso kohe e kam përcjellë shumë UNMIK-un si gazetar. Datën e pavarësisë e kam marrë vesh prej një zyrtari të UNMIK-ut. Na kishte thirr një zyrtar i lartë i UNMIK-ut disa prej gazetarëve që shkonim në konferencat e rregullta, për të na tregu cila është mënyra ligjore se si mundet me u kriju baza ligjore që Kuvendi i Kosovës me marrë një vendim jashtë orarit 12 24shit,” rrëfeu ai.