
Teologu, Mustafë Bajrami ka reaguar për deklaratën e liderit të PSD-së, Dardan Molliqaj, se është kundër hapësirës që iu jepet hoxhollarëve që flasin se si duhet të vishen gratë dhe ku e kanë vendin. Molliqaj kishte thënë se me këta hoxhollarë duhet të ketë një luftë frontale, të pamëshirshme.
Bajrami në Politiko, ka thënë se deklarata e Molliqajt është e papërgjegjshme, që vjen nga një politikan i papërgjegjshëm, raporton Gazeta10.
“Unë jam sonte këtu pas kësaj deklarate të papërgjegjshme, nga një politikan i papërgjegjshëm, i cili në mënyrë të cuditshme, aspak të pranueshme, bënë thirrje për luftë frontale kundër hoxhollarëve….S’do mend se deklaratat e tilla ngjallin reagime të ndryshme tek qytetarët e Kosovës. Kanë ngjallur habinë dhe cudinë tek unë”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10