Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Teologu e quan perverse-fashizoide deklaratën e kryetarit të PSD-së për hoxhallarët

Gazeta10
24 October 2022 - 20:54

Teologu Mustafë Bajrami, në debatin Politiko, ka komentuar deklaratën e kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ku ka thënë se hoxhallarëve që diktojnë se çfarë duhet të veshi një grua, duhet t’i shpallim luftë frontale të pamëshirshme, raporton Gazeta10.

Teologu i ka quajtur këto deklarata perverse dhe fashizoide që i kanë kujtuar kohën e komunizmit.

“Ky njeri bënë thirrje jo vetëm për luftë frontale por ja jep edhe një term fashizoid dhe përdor fjalën ‘të pamëshirshëm. S’do mend se deklaratat e tilla ngjallin reagime të ndryshme tek qytetarët e Kosovës, ka ngjallur natyrisht edhe habin edhe tek unë sepse përveë kësaj deklarate perverse-fashizoide, tek mua ka ngjallur edhe kujtesën e ditëve të babait im në kohën e komunizmit.”, tha ndër të tjera teologu./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.