
Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka deklaruar se Gjermania mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj sigurisë së Kosovës, duke e konsideruar kontributin në KFOR si një prioritet të vazhdueshëm.
Në intervistën për emisionin “Politiko”, ambasadori theksoi se kontributi gjerman në KFOR përfaqëson aktualisht misionin më të madh ushtarak të Gjermanisë jashtë vendit, si dhe misionin më të gjatë që po zhvillohet.
“Ne e kemi dyfishuar kufirin e kontingjentit tonë gjerman disa vite më parë, dhe tani ai është dukshëm më i madh se tre vite më parë. Jemi plotësisht të përkushtuar ndaj këtij misioni dhe ndaj sigurisë së Kosovës përmes kontributit tonë në KFOR”, ka deklaruar Rudolph.