Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca për vizitën e Spiropalit: Takimet tona janë vëllazërore, Shqipëria ka bërë hapa gjigand sa i përket integrimeve evropiane

Gazeta10
25 February 2026 - 11:25

Kryediplomati Glauk Konjufca pas takimit që pati me kryediplomaten shqiptare, Elisa Spiropali, tha se këto takime me homologë nga Shqipëria nuk janë si takimet tipike bilaterale.

“Ndonëse kemi ministri të jashtme, Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën. Vendet tona janë shumë më tepër dhe takimet tona janë vëllazërore”.

“E ardhmja jonë, ashtu si e kaluara, do të jenë të lidhura përgjithmonë. Sa më i fortë të jetë koordinimi ynë, aq më e sigurt do të jetë rruga jonë drejt BE-së. Dhe unë e përgëzoj Republikën e Shqipërisë për këta hapa gjigantë që i ka bërë sa i përket integrimeve europiane. Ne duam ta japim po ashtu të njëjtin shembull si Shqipëria. Prandaj, gjithnjë bashkëpunojmë drejt përmbushjes së aspiratave të kombit shqiptar”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.