Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zhegrova drejt rikthimit në Francë, Marseille interesohet për sulmuesin

Gazeta10
25 February 2026 - 12:53

Edon Zhegrova mund të rikthehet në futbollin francez, vetëm pas një viti të kaluar të Juventusi.

 

Aventura e tij me “Zonjën e Vjetër” nuk po shkon aspak mirë dhe në verë ai pritet të ndërrojë ambient.

 

Sulmuesi i Kosovës është i lidhur me një rikthim në futbollin francez, me Marseille që ka shprehur interesim për transferimin e tij.

 

26-vjeçari aktualisht është në planet e Luciano Spallettit dhe minutazha e tij është gjatë gjithë sezonit ka qenë e kufizuar.

 

Ai nuk gjeti hapësira as nën drejtimin e Igor Tudor, e as pas ardhjes së Luciano Spallettit.

 

Zhegrova ishte për tre sezone pjesë e Lille në kampionatin francez, ku kishte paraqitje positive.

 

Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030 dhe vlera e tij në treg është rreth 20 milionë euro.

 

Reprezentuesi i Kosovës para transferimit të “Biankonerët” kishte pasur një lëndim të rëndë që e la jashtë fushave për tetë muaj.

 

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij  i radhës, por largimin nga Torino tashmë duket i pashmangshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.