Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Xherdan Shaqiri futbollisti i dytë më i paguar në “Major League Soccer”

Gazeta10
25 October 2022 - 12:24

Amerika, “Toka e Premtuar” për shumë “yje” të futbollit, kryesisht për ata që janë në fund të karrierës.

Gjatë dekadës së fundit futbollist nga Kosova dhe Shqipëria janë tërhequr nga pagat faraonike që ofrohen në Majer League Soccer.

Në këtë kampionat kanë luajtur emra të tillë si Hamdi Salihi, Shkëlzen Gashi, Jahmir Hyka, e së fundmi Giacomo Vrioni, i transferuar në mënyrë surprizë në verë te New Englad Revolution.

Edhe Xherdan Shaqiri, nga muaji shkurt luan në këtë kampionat, madje konsiderohet emër i madh që ka impakt në lojë dhe në imazhin e këtij kompeticioni në botë.

 Jo më kot mesfushori shqiptar, që përfaqëson Zvicrën, rezulton të jetë futbollisti i dytë më i paguar në MLS, pas Lorenzo Insignes. Ish-mesfushori i Bayernit, Interit dhe Liverpoolit  ka një pagë që kap shifrën 7,350,000 dollarë, pa taksa, pasi bruto paga e tij shkon 8,153,000 dollarë. Rekordi mbahet nga ish-sulmuesi i Napolit, që fut në xhep për një vit 14,000,000 dollarë.

Ndërkohë një galaktik si Gareth Bale, çuditërisht, fiton shumë më pak se shqiptari: vetëm 1,600,000 dollarë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.