Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parandalohet futja e një telefoni në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Gazeta10
26 February 2026 - 14:50

Sot, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, gjatë një vizite familjare është parandaluar një tentativë për futjen e një telefoni mobil si kontrabandë brenda institucionit.

Sipas njoftimit, vizita është ndërprerë menjëherë, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në parandalimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme brenda institucioneve korrektuese dhe garantimin e sigurisë në të gjitha qendrat”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.