
Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot, më 4 tetor 2026, në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare janë zbuluar 50 mijë euro të fshehura dhe të padeklaruara.
Dogana njoftoi gjatë kontrollit të një autobusi në linjën Itali–Kosovë, paratë janë gjetur në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit.
“Sot, më 04.10.2026, zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, së bashku me oficerët doganorë dhe policorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, kanë kryer kontrolle të detajuara në hyrje të Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit të një autobusi të linjës Itali–Kosovë, në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit janë zbuluar 50,000 euro të fshehura dhe të padeklaruara pranë autoriteteve doganore”, thuhet në njoftim.
Dogana ka rikujtuar se personat që hyjnë ose dalin nga Kosova dhe bartin 10 mijë euro ose më shumë janë të obliguar t’i deklarojnë ato pranë zyrtarëve doganorë.