
Kryetari i Partia Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka hedhur akuza të rënda ndaj deputetit Alban Zogaj, duke pretenduar se ai është bërë deputet me “vota të vjedhura masivisht”.
Molliqaj në Politiko tha se Zogaj ka përfituar mandat përmes, siç u shpreh ai, “krimit të organizuar të Lidhjes Demokratike e Kosovës”.
“Kjo është e vërtetë, nuk jam duke rrejtë unë. Kam thënë që kur kanë dalë rezultatet e votës së diasporës me postë. Ju e dini se jam kundërshtar i pushtetit, por nuk mundem me ia pranu opozitës vjedhjen e votës,” është shprehur Molliqaj.
Ai ka shtuar se, sipas tij, edhe në zgjedhjet e fundit është konfirmuar se ka pasur vjedhje vote dhe se Zogaj ka qenë përfitues i atyre votave.
Deklarata e plotë: