Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Izraeli njofton për eliminimin e një komandanti të Xhihadit Islamik

Gazeta10
03 March 2026 - 8:21

Ushtria izraelite ka njoftuar mbrëmë për vrasjen e Komandantit të Xhihadit Islamik Palestinez në sektorin e Libanit në Bejrut.

Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për Abu Hamza Rami, kreu qindra sulme terroriste kundër trupave të IDF dhe civilëve izraelitë, duke përfshirë rekrutimin dhe trajnimin e terroristëve dhe sigurimin e armëve.

“Gjatë Operacionit Shigjetat Veriore, ai menaxhoi lëvizjen e terroristëve të PIJ përgjatë kufirit Siri-Liban dhe aktivitetet e tyre kundër trupave të IDF në Libanin jugor. Eliminimi i tij ka degraduar ndjeshëm aftësinë e PIJ për të kryer operacione terroriste kundër Izraelit”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.