
Profesori i shkencave politike, Basri Muja e ka vlerësuar pozitivisht ofertën e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje për Vjosa Osmanin, duke theksuar se ajo i plotëson kushtet ligjore për një garë të rregullt.
Sipas Mujës, oferta me 33 nënshkrime është e mjaftueshme dhe dëshmon seriozitet politik.
“Për aq sa mund të ofrohet një ofertë prej 33 nënshkrimeve, mendoj se është mjaftueshëm e sinqertë dhe e plotëson kushtin ligjor të paraparë për një garë,” ka thënë Muja në Politiko.
Ai ka sqaruar se kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht që Vjosa Osmani duhet ta ketë përkrahjen e plotë të atyre 33 deputetëve në fazat e mëvonshme të procesit.
“Kjo është çështje tjetër. Por kjo ofertë krijon mundësinë që Osmani të jetë në garë,” theksoi Muja.
Sipas tij, kjo situatë njëkohësisht mund t’i shuajë disa prej kritikave të opozitës, në veçanti të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila më herët ishte ankuar për mungesë të numrave të mjaftueshëm për nominim.
“Tashmë ekziston mundësia konkrete për nominim, dhe kjo e ndryshon narrativën politike,” përfundoi Muja.
Deklarata e plotë: