
Qytetarët janë ankuar për mungesë të ndriçimit publik në parkun e vjetër të Arbërisë në rrugën “Selman Lajçi”. Ata thonë se kanë frikë të kalojnë gjatë natës në atë park për shkak të mungesës së ndriçimit. Ndërkaq, nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se do të vendosin ndriçim të ri me LED në ditët në vijim.
Raporti: Egzona Shala, Kamera: Deurit Shaljani.
Frekuentuesit e parkut të vjetër të Arbërisë në rrugën “Selman Lajçi” në kryeqytet nuk mund të kalojnë kohën në këtë park gjatë natës.
Kjo për shkak të mungesës së ndriçimit publik, gjë që sipas tyre, e bën edhe të rrezikshëm qëndrimin në të.
Mirëpo, përkundër rrezikut, disa qytetarë thonë se nuk ka nevojë që të investohet në ndriçimin p
ublik në parqe për shkak se kështu do të kursehej energjia elektrike.
E disa të tjerë thonë se duhet ndriçim duhet të ketë vetëm në disa orare të caktuara.
Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se së shpejti do të bëhet zgjidhja e ndriçimit në këtë park.
Me mungesën e ndriçimit publik po ballafaqohen edhe banorë të lagjeve të ndryshme në kryeqytete./Gazeta10