Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet se xhaxhai dhunoi seksualisht mbesën e tij 15 vjeçare në Vrellë të Istogut

Gazeta10
25 October 2022 - 20:04

Në fshatin Vrellë të Istogut dyshohet se xhaxhai 39 vjeçar ka dhunuar seksualisht, 15 vjeçaren, e cila është vajza e vëllait të tij. Vëllezërit e të dyshuarit, kanë deklaruar për se vëllai i tyre ka probleme mendore dhe kanë mohuar se ka kryer këtë vepër. Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë se ndaj 39-vjeçarit do të kërkojnë caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

Raporti:Viola Korça, Kamera: Fis Slivova.

Një tjetër rast i dhunimit ndaj një vajze të mitur dyshohet se ka ndodhur në Kosovë.

Policia ka njoftuar se në fshatin Vrellë të Istogut,  dyshohet se xhaxhai 39 vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e vëllai të tij, e moshës 15 vjeçare.

Këtë denoncim të hënën mbrëma në polici, e ka bërë vet e mitura.

Kanal 10 gjatë ditës ka qëndruar tek familja, ku dyshohet se ka ndodhur rasti..

Vëllezërit e të dyshuarit prapa kamerës mohuan rastin, derisa deklaruan se vëllai i tyre, tashmë i arrestuar ka probleme mendore.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari para disa javësh kishte kryer një operim në Spitalin e Pejës dhe është në mbikëqyrje të organeve të rendit.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë, ka thënë se ndaj të dyshuarit do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

Në Spitalin e Pejës kanë thënë se gjendja shëndetësore e 39 vjeçarit është stabile.

Në Kosovë, muajve të fundit janë shtuar rastet e dhunimit ndaj grave./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.