Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ngjarjet për ditën e sotme

Gazeta10
26 October 2022 - 6:40

09:00

CEF (Qendra e Ekselencës Financiare, Slloveni), nё bashkëpunim me FMN-nё, Administratën Tatimore tё Kosovës dhe Administratën Tatimore tё Holandës do të mbajnë workshopin ndërkombëtar lidhur me Përmirësimin e Menaxhimit të Borxhit Tatimor. Marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, si dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati. (“Hotel International Prishtina”, Veternik, Prishtinë)

 10:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021 dhe Raportin Vjetor Financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

10:00

Mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares nga Ferizaji Marigona Osmani. (Gjykata Themelore, Ferizaj)

11:00

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu i shoqëruar nga drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), për Ballkanin Përendimor Mateo Colangeli, drejtori i Zyrës së BERZh-it, në Kosovë Neil Taylor bëjnë inaugurimin e projektit “Hyrja në Prizren”. (Rruga rajonale Prizren-Gjakovë, afër përmendores në Landovicë)

13:00

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.