
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është raportuar se disa qytetar të Lipjanit po kërkojnë që rreth rrotullimi të ndërtohet një mbikalim si shkak i pamundësisë së kalimit të rrugës nga fluksi i madh i veturave.
Në këtë pjesë ka një numër të madh të shtëpive, bizneseve që e rrit edhe më shumë lëvizjen e njerëzve por edhe qarkullimin e veturave.
Kjo çështje është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët kanë kërkuar një zgjidhje nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Lidhur me këtë Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se ndërtimi i një mbikalimi të tillë ka një kosto të lartë dhe është e pamundur./Gazeta10