Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Blindohet Parlamenti i Shqipërisë para seancës për Ballukun

Gazeta10
12 March 2026 - 8:59

Pak orë para nisjes së seancës plenare në Shqipëri, policia ka marrë masa të shtuara sigurie për shkak të protestës së paralajmëruar nga opozita, e cila do të zhvillohet në të njëjtën kohë me votimin në Parlament mbi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku.

Forca të shumta policie janë vendosur rreth godinës së Kuvendit për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës. Një ditë më parë, zona përreth Parlamentit është rrethuar me barriera metalike si masë paraprake për protestën e thirrur nga Partia Demokratike.

Demokratët kanë bërë të ditur se do të protestojnë si jashtë ashtu edhe brenda sallës së seancave plenare, çka ka detyruar institucionet të vendosin masa të përforcuara sigurie.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.