
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kërkuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të ndahen mjete shtesë për barnat esenciale, raporton Gazeta10.
Murati ka thënë se kjo është një kërkesë që mbulon periudhën kohore deri në fundin e vitit.
“Bëhet fjalë për kërkesën e shërbimit spitalor dhe dhe klinik universitar të Kosovës që ka qenë kërkesë për ndarjen e mjeteve shtesë për sigurinë e barnave esenciale deri në fundin e vitit, për tre mujorin e fundit”
Murati ka treguar edhe për shumën që kërkohet për këtë kërkesë.
“Behet fjalë për shumë 4 milion e 200 mijë e 100 euro”, ka thënë Murati.
Me votim unanim është miratuar kjo kërkesë. / Gazeta10