Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeziu-Hyseni: Presim që dekreti të hedhet poshtë

Gazeta10
13 March 2026 - 18:50

Deputetja e Kosovës, Arbreshë Kryeziu Hyseni në emisionin “Gazeta” ka komentuar situatën e zgjedhjes së presidentit.

Ajo shpreson se dekreti i presidentes do të hedhet poshtë dhe Kuvendit t’i jepet e drejta t’i nënshtrohet edhe njëherë procesit të zgjedhjes së presidentit, raporton Gazeta10.

“Ne jemi në pritje se çfarë do të ndodh pas datës 31, ne po shpresojmë që duke pasur ekspert ligjor që kemi edhe brenda grupit parlamentar, dekreti do të hidhet poshtë, dhe Kuvendit do t’i jepet e drejta që ti nënshtrohet edhe njëherë procesit për zgjedhjen e presidentit sepse e dini që ne nuk e kemi konsumar as roundin e parë dhe si rezultat i kësaj nuk kemi arritur të provojmë nëse kandidatët i kanë votat e nevojshme për tu zgjedhur si president i Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.