Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kodi Civil, Haxhiu: Besojmë që kësaj radhe do të miratohet në Kuvendin e Kosovës

Gazeta10
26 October 2022 - 12:04

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se beson se kësaj radhe do të kalojë në Kuvendin e Kosovës Kodi Civil, raporton Gazeta10.

Haxhiu ka thënë se ky është një një dokument i rëndësishëm.

Më tej, Haxhiu ka thënë se për këtë temë ka pasur edhe takime me grupin parlamentar.

 “Kësaj jave Kodi Civil do të kalojë në Kuvendin e Kosovës për faktin se është dokument i rëndësishëm dhe është e vërtetë që kemi pasur takime me grupin parlamentar, besojmë që Kodi Civil që kësaj radhe të miratohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Kujtojmë se Kodi Civil nuk ka kaluar herën e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe se kjo temë kishte nxitur përplasje të mëdha, madje edhe brenda vet grupit të Lëvizjes Vetëvendosje. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.