
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Albin Kurti po shkon shumë larg pas pengesave për vizita në Kosovë, raporton Gazeta10.
Petkoviq ka thënë se atij po i ndalohet edhe pjesëmarrja në ceremoni fetare përpos vizitave në manastire.
“Shikoni sa larg shkon Albin Kurti, ai tani po i bie qirinjve sllavë dhe ëmbëlsirave sllave, jo vetëm që më ndalon të shkoj në manastire në zonën e KM-së, por tani më ndalon të marr pjesë në ndonjë ceremoni fetare”, ka thënë Petkoviq.
Tutje, ai ka thënë se Serbia do të vazhdojë ta ndihmojë popullin serb në Kosovë.
“Fatkeqësisht, po e mbyll vizitën time këtu dhe po kthehem në Beograd, por më vjen mirë që isha me njerëzit e mi në Pasjan, që së bashku e festuam festën e madhe të sotme dhe përçova mesazhin dhe përshëndetjet e Aleksandër Vuçiqit se Serbia do të vazhdojë të ndihmon popullin serb në Kosovë që të investojë në mbijetesën dhe mbijetesën tonë në krahinën jugore serbe”, ka shtuar më tej Petkoviq. / Gazeta10