Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rasti i Marigona Osmanit, prokurori Avdiu: Ngjarja makabër që tronditi opinionin do të vërtetohet

Gazeta10
26 October 2022 - 13:45

Prokurori Valdet Avdiu para gjykatës tha se ngjarja makabër që ka tronditur opinionin publik në rastin e vrasjes së Marigona Osmanit do të vërtetohet me provat e prokurorisë.

Prokurori këtë e deklaroi në fjalën e tij hyrëse, raporton Gazeta10.

Në anën tjetër mbrojtësja e Arbër Sejdiut, avokatja Arbnora Shefkiu tha se prezenca e klientit të saj në të njëjtin vend me Krivaçën nuk e bënë atë përgjegjës.

“Një gjë prezenca e Arbër Sejdiut në ditën kritike në të njëjtin ambient me bashkë të pandehurin Dardan Krivaça nuk e bën përgjegjës sipas aktakuzës të prokurorit të shtetit. Përgjegjësia e tij e vetme është se ka qëlluar në moment dhe në vend të gabuar andaj gjatë këtij shqyrtimi do të dalim në përfundim në këtë fakt”, tha Shefkiu, raporton Kallxo.com.

Ndërsa mbrojtësi i Dardan Krivaçës, avokati Admir Salihu kërkoi përsëri një ekzaminim mjekësor të klientit të tij.

“I shpreh ngushëllime familjes dhe lidhur me aktvendimin e kundërshtimit të aktakuzës kam kërkuar një ekzaminim mjekësor i cili nuk është bërë dhe nëse do bëhej do t`i vendosej epilog këtij rasti”, tha avokati Salihu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.