Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Halil Matoshi: Albin Kurti nuk e ka pasur asnjë problem për me zgjedh presidentin

Gazeta10
18 March 2026 - 21:05

Komentatori politik, Halil Matoshi në Politko tha se Kosova ka dalë nga një situatë bllokade institucionale dhe tashmë po ecën drejt një stabiliteti më të madh politik.

Sipas tij, zhbllokimi i sistemit dhe i procesit për zgjedhjen e presidentit ka hapur rrugën për funksionimin normal të institucioneve, duke theksuar se qeveria aktuale gëzon një mbështetje të fortë parlamentare prej rreth 52%, gjë që, sipas tij, e bën atë të qëndrueshme dhe pa telashe serioze në ushtrimin e mandatit.

Matoshi  tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka pasur pengesa reale për zgjedhjen e presidentit, duke shtuar se kjo shumicë duhej të reflektohej edhe në këtë proces.

Ai gjithashtu ka reaguar ndaj kritikave për opozitën, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e saj historik. Sipas Matoshit, përfaqësuesit e opozitës janë individë me merita të mëdha për vendin, të cilët kanë kontribuar në lëvizjen paqësore, në ndërtimin e idesë së shtetit, shpalljen e pavarësisë dhe luftën çlirimtare.

Në fund, ai theksoi se këto merita janë të padiskutueshme dhe nuk mund të zhbëhen nga asnjë forcë politike apo rrethanë, duke e cilësuar këtë si një çështje meritokracie dhe respekti ndaj kontributit për shtetin e Kosovës.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.